Albanian Bible

Zanafilla 18

Zanafilla

Return to Index

Chapter 19

1


 

   Por tė dy engjėjt arritėn nė mbrėmje nė Sodomė, ndėrsa Loti ishte ulur te porta e Sodomės; sa i pa, ai u ngrit mė kėmbė pėr t`u dalė pėrpara dhe u shtri me fytyrėn nė tokė,  

 

 

--

2


 

   dhe tha: "Zotėrinjtė e mi, ju lutem, hyni nė shtėpinė e shėrbėtorit tuaj, kaloni aty natėn dhe lani kėmbėt; pastaj nesėr nė mėngjes mund tė ēoheni shpejt dhe tė vazhdoni udhėn tuaj". Ata u pėrgjigjėn: "Jo; do ta kalojmė natėn nė sheshin".  

 

 

--

3


 

   Por ai nguli kėmbė aq shumė sa qė ata erdhėn tek ai dhe hynė nė shtėpinė e tij. Ai u pėrgatiti njė banket dhe poqi bukė pa tharm, dhe ata hėngrėn.  

 

 

--

4


 

   Por para se tė shkonin nė shtrat, njerėzit e qytetit, njerėzit e Sodomės, rrethuan shtėpinė; ishin tė rinj e pleq, tėrė popullsia e mbledhur nga ēdo anė;  

 

 

--

5


 

   thirrėn Lotin dhe i thanė: "Ku janė njerėzit qė erdhėn te ti sonte? Na i nxirr jashtė qė tė mund t`i njohim!".  

 

 

--

6


 

   Loti doli drejt atyre para portės sė shtėpisė, e mbylli portėn pas tij dhe tha:  

 

 

--

7


 

   "Oh, vėllezėr tė mi, mos u sillni kaq keq!  

 

 

--

8


 

   Dėgjoni, unė kam dy vajza qė nuk kanė njohur burrė; prandaj mė lini qė t`i nxjerr jashtė dhe bėni ē`tė doni me to; por mos u bėni asgjė kėtyre burrave, sepse janė nėn mbrojtjen e shtėpisė sime".  

 

 

--

9


 

   Por ata i thanė: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi kėtu si i huaj, dhe dėshiron tė bėhet gjykatės! Tani do tė sillemi mė keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrė Lotin me dhunė, u afruan pėr tė shpėrthyer derėn.  

 

 

--

10


 

   Por ata njerėz zgjatėn duart e tyre dhe e tėrhoqėn Lotin brenda shtėpisė bashkė me ta, dhe mbyllėn derėn.  

 

 

--

11


 

   Goditėn verbėrisht njerėzit qė ishin te dera e shtėpisė, nga mė i vogli deri te mė i madhi, kėshtu qė u lodhėn nė orvatjen pėr tė gjetur derėn.  

 

 

--

12


 

   Atėherė ata njerėz i thanė Lotit: "Kė ke tjetėr kėtu? Nxirr nga ky vend dhėndurėt e tu, bijtė dhe bijat e tua, dhe cilindo qė ke nė qytet,  

 

 

--

13


 

   sepse ne po bėhemi gati ta shkatėrrojmė kėtė vend, sepse britma e banorėve tė tij ėshtė e madhe pėrpara Zotit dhe Zoti na dėrgoi pėr ta shkatėrruar".  

 

 

--

14


 

   Atėherė Loti doli e u foli dhėndurėve tė tij qė ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: "Ēohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatėrrojė qytetin". Por dhėndurėt e tij patėn pėrshtypjen se ai po bėnte shaka.  

 

 

--

15


 

   Sa doli agimi, engjėjt e nxitėn Lotin duke thėnė: "Ēohu, merr gruan dhe bijat e tua qė gjenden kėtu, qė ti tė mos vdesėsh nė dėnimin e kėtij qyteti".  

 

 

--

16


 

   Duke qenė se ai po ngurronte, ata njerėz e morėn pėr dore atė, tė shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur mėshirė pėr tė, e nxorrėn jashtė dhe i shpėtuan jetėn duke e ēuar jashtė qytetit.  

 

 

--

17


 

   Ndėrsa po i ēonin jashtė, njėri prej tyre tha: "Ik shpejt pėr tė shpėtuar jetėn tėnde! Mos shiko prapa e mos u ndal nė asnjė vend tė fushės; shpėto nė mal qė tė mos vdesėsh!".  

 

 

--

18


 

   Por Loti iu pėrgjegj atyre: "Jo, zoti im!  

 

 

--

19


 

   Ja, shėrbėtori yt gjeti hir para syve tė tu dhe ti u tregove shpirtmadh ndaj meje, duke mė shpėtuar jetėn, por unė nuk do tė mund tė arrij malin para se tė mė zėrė fatkeqėsia dhe unė tė vdes.  

 

 

--

20


 

   Ja, ky qytet ėshtė mjaft i afėrt pėr ta arritur dhe ėshtė i vogėl. Mė lėr, pra, tė iki shpejt aty (a nuk ėshtė i vogėl?) dhe kėshtu do tė shpėtoj jetėn".  

 

 

--

21


 

   Engjėlli i tha: "Unė po ta plotėsoj edhe kėtė kėrkesė: tė mos shkatėrroj qytetin pėr tė cilin fole.  

 

 

--

22


 

   Shpejto, ik atje, sepse unė nuk mund tė bėj asgjė para se ti tė arrish atje". Pėr kėtė arsye ky qytet u quajt Coar.  

 

 

--

23


 

   Dielli po ngrihej mbi tokė kur Loti arriti nė Coar.  

 

 

--

24


 

   Atėherė Zoti bėri qė nga qielli tė binte squfur dhe zjarr mbi Sodomėn dhe Gomorėn, nga ana e Zotit.  

 

 

--

25


 

   Kėshtu ai shkatėrroi ato qytete, tėrė fushėn, tėrė banorėt e qytetit e gjithēka mbinte mbi tokėn.  

 

 

--

26


 

   Por gruaja e Lotit solli kryet pėr tė shikuar prapa dhe u bė njė statujė prej kripe.  

 

 

--

27


 

   Abrahami u ngrit herėt nė mėngjes dhe shkoi nė vendin ku kishte qėndruar para Zotit;  

 

 

--

28


 

   pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga tėrė krahina e fushės, dhe kėshtu pa njė tym qė ngrihej nga toka, si tymi i njė furre.  

 

 

--

29


 

   Kėshtu ndodhi qė kur Perėndia shkatėrroi qytetin e fushės, Perėndisė iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gjėma kur shkatėrroi qytetet ku Loti kishte banuar.  

 

 

--

30


 

   Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi tė banojė nė mal bashkė me dy bijat e tij, sepse kishte frikė tė qėndronte nė Coar; dhe u vendos nė njė shpellė bashkė me dy bijat e tij.  

 

 

--

31


 

   Mė e madhja i tha mė tė voglės: "Babai ynė ėshtė plak, dhe nuk ka asnjė burrė nė vend qė mund tė bashkohet me ne, ashtu siē ndodh mbi gjithė tokėn.  

 

 

--

32


 

   Eja, t`i japim verė babait tonė e tė shtrihemi bashkė me tė; kėshtu do tė mund t`i sigurojmė pasardhės babait tonė".  

 

 

--

33


 

   Kėshtu po atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe e madhja u shtri bashkė me tė atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me tė, as kur u ngrit.  

 

 

--

34


 

   Tė nesėrmen vajza mė e madhe i tha mė tė voglės: "Ja, natėn e kaluar unė rashė nė shtrat bashkė me babanė tim; le tė bėjmė qė ai tė pijė verė edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me tė, qė tė mund t`i sigurojmė pasardhės babait tonė".  

 

 

--

35


 

   Edhe atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe mė e vogla shkoi tė shtrihet bashkė me tė, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit.  

 

 

--

36


 

   Kėshtu dy bijat e Lotit u ngjizėn nga babai i tyre.  

 

 

--

37


 

   Mė e madhja lindi njė djalė, tė cilit ia vuri emrin Moab. Ky ėshtė babai i Moabitėve, qė ekzistojnė deri nė ditėt tona.  

 

 

--

38


 

   Edhe mė e vogla lindi njė djalė, tė cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky ėshtė babai i Amonitėve, qė ekzistojnė deri nė ditėt tona.  

 

 

--

Zanafilla 20

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: