Albanian Bible

Eksodi 33

Eksodi

Return to Index

Chapter 34

1


 

   Zoti i tha Moisiut: "Preji dy pllaka guri ashtu si tė parat; dhe unė do tė shkruaj mbi pllakat fjalėt qė ishin mbi pllakat e para qė theve.  

 

 

--

2


 

   Kėshtu ji gati nė mėngjes dhe ngjitu nė mėngjes nė malin Sinai, dhe qėndro aty afėr meje nė majė tė malit.  

 

 

--

3


 

   Askush tė mos ngjitet bashkė me ty dhe tė mos duket asnjeri nė tėrė malin; as kope me bagėti tė imėt a tė trashė pėrreth kėtij mali".  

 

 

--

4


 

   Kėshtu Moisiu preu dy pllaka guri, si tė parat; u ngrit herėt nė mėngjes dhe u ngjit nė malin Sinai ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti, dhe mori nė dorė tė dyja pllakat prej guri.  

 

 

--

5


 

   Atėherė Zoti zbriti nė renė dhe u ndal aty pranė tij, dhe shpalli emrin e Zotit.  

 

 

--

6


 

   Dhe Zoti kaloi pranė tij dhe thirri: "Zoti, Perėndia i pėrjetshėm, i mėshirshėm dhe i dhembshur, i ngadalshėm nė zemėrim, i pasur nė mirėsi dhe nė besnikėri,  

 

 

--

7


 

   qė pėrdor mėshirėn pėr mijėra njerėz, qė fal padrejtėsinė, shkeljet dhe mėkatin por nuk e lė tė pandėshkuar fajtorin, dhe qė viziton padrejtėsinė e etėrve mbi bijtė dhe mbi bijtė e bijve deri nė brezin e tretė dhe tė katėrt".  

 

 

--

8


 

   Dhe Moisiu nxitoi tė pėrkulet deri nė tokė, dhe adhuroi.  

 

 

--

9


 

   Pastaj tha: "O Perėndi, nė rast se kam gjetur hir nė sytė e tu, eja nė mes nesh, sepse ky ėshtė njė popull me qafė tė fortė; na fal padrejtėsinė tonė dhe mėkatin tonė, dhe na merr si trashėgiminė tėnde".  

 

 

--

10


 

   Zoti u pėrgjigj: "Ja, unė po bėj njė besėlidhje: Do tė bėj para gjithė popullit mrekulli, qė nuk janė bėrė kurrė mbi tė gjithė dheun dhe nė asnjė komb tjetėr; dhe tėrė populli nė mes tė tė cilit  

 

 

--

11


 

   Kqyr atė qė po tė urdhėroj sot: Ja unė do t`i dėboj para teje Amorejtė, Kananejtė, Hitejtė, Perezejtė, Hivejtė dhe Jebusejtė.  

 

 

--

12


 

   Ruhu se bėn ndonjė aleancė me banorėt e vendit nė tė cilin ke pėr tė vajtur, me qėllim qė tė mos jetė njė grackė pėr ty;  

 

 

--

13


 

   por rrėzo altarėt e tyre, copėto shtyllat e tyre tė shenjta dhe rrėzo shėmbėlltyrat e tyre,  

 

 

--

14


 

   (sepse nuk do t`i pėrulesh njė perėndi tjetėr, sepse Zoti, emri i tė cilit ėshtė "Xhelozi", ėshtė njė Perėndi xheloz).  

 

 

--

15


 

   Mos bėj asnjė aleancė me banorėt e vendit sepse, kur ata kurvėrohen te idhujt e tyre dhe ofrojnė fli idhujve tė tyre, ndokush prej tyre tė fton dhe ti ha nga flitė e tyre,  

 

 

--

16


 

   dhe merr nga bijat e tyre pėr bijtė e tu, dhe vajzat e tyre tė kurvėrohen te idhujt e tyre dhe t`i shtyjnė bijtė e tu tė kurvėrohen te idhujt e tyre.  

 

 

--

17


 

   Nuk do tė bėsh idhull me metal tė shkrirė.  

 

 

--

18


 

   Do tė kremtosh festėn e tė ndormeve. Shtatė ditė me radhė do tė hash bukė pa maja, ashtu siē tė kam urdhėruar nė kohėn e caktuar, nė muajin e Abibit, sepse nė muajin e Abibit ti ke dalė nga Egjipti.  

 

 

--

19


 

   Kushdo qė ēel barkun ėshtė imi; ėshtė imja ēdo pjellė e parė mashkull tė tė gjithė bagėtisė sate, qoftė e trashė ose e imėt.  

 

 

--

20


 

   Do tė shpengosh me njė qengj pjellėn e parė mashkull tė gomarit; po tė jetė se nuk do ta shpengosh, do t`i thyesh qafėn. Do tė shpengosh edhe ēdo tė parėlindur tė bijve tė tu. Asnjeri nuk do tė paraqitet para meje duarbosh.  

 

 

--

21


 

   Do tė punosh gjashtė ditė; por ditėn e shtatė do tė pushosh: do tė pushosh edhe nė kohėn e lėrimit dhe tė korrjes.  

 

 

--

22


 

   Do tė kremtosh festėn e javėve, domethėnė, tė prodhimit tė parė tė korrjes sė grurit dhe festėn e tė vjelave nė fund tė vitit.  

 

 

--

23


 

   Tri herė nė vit do tė paraqitet ēdo mashkull i juaj para Perėndisė, Zotit, Perėndisė tė Izraelit.  

 

 

--

24


 

   Sepse unė do tė dėboj kombe para teje dhe do tė zgjeroj kufijtė e tu, dhe askush nuk do tė dėshirojė vendin tėnd, kur do tė ngjitesh tri herė nė vit, pėr tė dalė pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd.  

 

 

--

25


 

   Nuk do tė ofrosh me bukė tė mbrujtur gjakun e viktimės sė flijuar pėr mua; flia e festės sė Pashkės nuk do tė lihet deri nė mėngjes.  

 

 

--

26


 

   Do tė ēosh nė shtėpinė e Zotit, Perėndisė tėnd, prodhimet e para tė fryteve tė tokės sate. Nuk do ta gatuash kecin nė qumėshtin e nėnės sė tij".  

 

 

--

27


 

   Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaji kėto fjalė, sepse mbi bazėn e kėtyre fjalėve kam pėrfunduar njė aleancė me ty dhe me Izraelin".  

 

 

--

28


 

   Kėshtu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditė dhe dyzet net; nuk hėngri bukė as piu ujė. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalėt e besėlidhjes, dhjetė urdhėrimet.  

 

 

--

29


 

   Por Moisiu, kur zbriti nga mali i Sinait (duke zbritur nga mali Moisiu kishte nė dorė dy pllakat e dėshmisė), nuk e dinte qė lėkura e fytyrės sė tij qe bėrė rrėzėllyese, sepse kishte qenė tė fliste me Zotin.  

 

 

--

30


 

   Kėshtu, kur Aaroni dhe tėrė bijtė e Izraelit panė Moisiun, ja, qė lėkura e fytyrės sė tij ishte rrėzėllyese dhe ata kishin frikė t`i afroheshin atij.  

 

 

--

31


 

   Por Moisiu i thirri dhe Aaroni dhe tėrė krerėt e asamblesė u rikthyen tek ai, dhe Moisiu u foli atyre.  

 

 

--

32


 

   Pastaj, tėrė bijtė e Izraelit u afruan, dhe ai i urdhėroi tė bėnin tė gjitha ato qė Zoti i kishte thėnė nė malin Sinai.  

 

 

--

33


 

   Mbasi Moisiu mbaroi sė foluri me ta, vuri njė vel mbi fytyrėn e tij.  

 

 

--

34


 

   Por kur Moisiu hynte pėrpara Zotit pėr tė biseduar me atė, hiqte velin deri sa tė dilte jashtė; duke dalė jashtė, u tregonte bijve tė Izraelit ato qė e kishin urdhėruar tė bėnte.  

 

 

--

35


 

   Bijtė e Izraelit, duke parė fytyrėn e Moisiut, shihnin se lėkura e tij rrėzėllente; pastaj Moisiu vinte pėrsėri velin mbi fytyrėn e tij, deri sa hynte tė fliste me Zotin.  

 

 

--

Eksodi 35

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: