Albanian Bible

Eksodi 39

Eksodi

Return to Index

Chapter 40

1


 

   Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thėnė:  

 

 

--

2


 

   "Ditėn e parė tė muajit tė parė do tė ngresh tabernakullin, ēadrėn e mbledhjes.  

 

 

--

3


 

   Do tė vendosėsh atje arkėn e dėshmisė dhe do ta fshehėsh arkėn me njė vel.  

 

 

--

4


 

   Do tė sjellėsh brenda tryezėn dhe do tė vendosėsh mbi tė gjėrat qė duhen; do tė sjellėsh gjithashtu shandanin dhe do tė ndezėsh llambat e tij.  

 

 

--

5


 

   Do tė vendosėsh altarin e artė pėr temjanin pėrpara arkės sė dėshmisė, dhe do tė vėsh perden nė hyrje tė tabernakullit.  

 

 

--

6


 

   Do ta vėsh altarin e olokausteve para hyrjes sė tabernakullit, tė ēadrės sė mbledhjes.  

 

 

--

7


 

   Do ta vendosėsh legenin midis ēadrės sė mbledhjes dhe altarit dhe do tė vėsh ujė nė tė.  

 

 

--

8


 

   Do t`i vendosėsh perdet e oborrit rreth e qark dhe do tė vėsh njė perde nė hyrje tė oborrit.  

 

 

--

9


 

   Pastaj do tė marrėsh vajin e vajosjes dhe do tė vajosh tabernakullin dhe tėrė gjėrat qė ndodhen aty, dhe do ta shenjtėrosh me tė gjitha veglat e tij; dhe do tė jetė i shenjtė.  

 

 

--

10


 

   Do tė vajosh altarin e olokausteve dhe tėrė orenditė e tij; do tė shenjtėrosh kėshtu altarin dhe altari do tė jetė shumė i shenjtė.  

 

 

--

11


 

   Do tė vajosh edhe legenin me tė gjithė bazėn e tij dhe do ta shenjtėrosh.  

 

 

--

12


 

   Pastaj do tė afrosh Aaronin dhe bijtė e tij nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes dhe do t`i lash me ujė.  

 

 

--

13


 

   Do ta veshėsh Aaronin me rrobat e shenjta, do ta vajosh dhe do ta shenjtėrosh, qė tė mė shėrbejė si prift.  

 

 

--

14


 

   Do tė afrosh edhe bijtė e tij dhe do t`i veshėsh me tunika,  

 

 

--

15


 

   do t`i vajosh ashtu si do tė kesh vajuar atin e tyre, qė tė mė shėrbejnė si priftėrinj; vajisja e tyre do t`u japė priftėri pėrjetė, brez pas brezi".  

 

 

--

16


 

   Moisiu ashtu veproi; bėri pikėrisht tė gjitha ato qė Zoti i kishte urdhėruar.  

 

 

--

17


 

   Kėshtu ditėn e parė tė muajit tė parė tė vitit tė dytė, u ndėrtua tabernakulli.  

 

 

--

18


 

   Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dėrrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.  

 

 

--

19


 

   Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi kėtė vendosi mbulesėn e ēadrės, ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

20


 

   Pastaj mori dėshminė dhe e vendosi brenda arkės, u vuri shtizat unazave tė arkės, dhe e vuri pajtuesin mbi arkė;  

 

 

--

21


 

   e ēoi arkėn nė tabernakull, e vari velin e perdes dhe kėshtu fshehu arkėn e dėshmisė, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

22


 

   Vendosi gjithashtu tryezėn nė ēadrėn e mbledhjes, nė krahun verior tė tabernakullit, jashtė velit.  

 

 

--

23


 

   Vendosi sipėr me rregull bukėn pėrpara Zotit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

24


 

   Pastaj vuri shandanin nė ēadrėn e mbledhjes, pėrballė tryezės, nga ana jugore e tabernakullit;  

 

 

--

25


 

   dhe ndezi llambat pėrpara Zotit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

26


 

   Pastaj vuri altarin e artė nė ēadrėn e mbledhjes, pėrpara velit,  

 

 

--

27


 

   dhe mbi tė dogji temjanin e parfumuar, ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

28


 

   Vuri gjithashtu perden nė hyrje tė tabernakullit.  

 

 

--

29


 

   Pastaj vendosi altarin e olokausteve nė hyrje tė tabernakullit, tė ēadrės sė mbledhjes, dhe mbi tė ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

30


 

   Pastaj vuri legenin midis ēadrės sė mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujė pėr t`u larė.  

 

 

--

31


 

   Dhe me kėtė ujė, Moisiu, Aaroni dhe bijtė e tij lanė duart dhe kėmbėt;  

 

 

--

32


 

   kur hynin nė ēadrėn e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

33


 

   Ndėrtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden nė hyrje tė oborrit. Kėshtu Moisiu e pėrfundoi punėn e tij.  

 

 

--

34


 

   Atėherė reja e mbuloi ēadrėn e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.  

 

 

--

35


 

   Dhe Moisiu nuk mundi tė hyjė nė ēadrėn e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipėr dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.  

 

 

--

36


 

   Nė tė tėra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtė e Izraelit niseshin;  

 

 

--

37


 

   por nė rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditėn qė ajo tė ngrihej.  

 

 

--

38


 

   Sepse reja e Zotit qėndronte mbi tabernakullin gjatė ditės, dhe natėn mbi tė qėndronte njė zjarr, para syve tė tė gjithė shtėpisė sė Izraelit, gjatė gjithė zhvendosjeve sė tyre.?  

 

 

--

Levitiku 1

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: