Albanian Bible

Levitiku 7

Levitiku

Return to Index

Chapter 8

1


 

   Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:  

 

 

--

2


 

   "Merr Aaronin dhe bijtė e tij bashkė me tė, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vogėl tė flijimit pėr mėkatin, dy deshtė dhe shportėn e bukėve tė ndorme,  

 

 

--

3


 

   dhe mblidhe gjithė asamblenė nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes".  

 

 

--

4


 

   Atėherė Moisiu bėri ashtu si e kishte urdhėruar Zoti, dhe asambleja u mblodh nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes.  

 

 

--

5


 

   Dhe Moisiu i tha asamblesė: "Kjo ėshtė ajo qė Zoti ka urdhėruar tė bėhet".  

 

 

--

6


 

   Pastaj Moisiu e afroi Aaronin dhe bijtė e tij dhe i lau me ujė.  

 

 

--

7


 

   Pastaj i veshi Aaronit tunikėn, i ngjeshi brezin, i veshi mantelin, i vendosi efodin, dhe i ngjeshi brezin e punuar artistikisht nga efodi me tė cilin i fiksoi nė trup efodin.  

 

 

--

8


 

   I vuri gjithashtu pektoralin dhe mbi tė vendosi Urim-in dhe Thumim-in.  

 

 

--

9


 

   Pastaj i vuri ēallmėn mbi krye dhe nė pjesėn e pėrparme tė ēallmės vendosi pllakėn e artė, diademėn e shenjtė, ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

10


 

   Pastaj Moisiu mori vajin e vajosjes, vajosi tabernakullin dhe tė gjitha gjėrat qė ndodheshin aty, duke i shenjtėruar nė kėtė mėnyrė.  

 

 

--

11


 

   Me pak vaj spėrkati shtatė herė altarin, vajosi altarin dhe tėrė pajisjet e tij, si dhe legenin dhe bazėn e tij, pėr t`i shenjtėruar.  

 

 

--

12


 

   Pas kėsaj derdhi pak nga vaji i vajosjes mbi kokėn e Aaronit dhe e vajosi pėr ta shenjtėruar.  

 

 

--

13


 

   Pastaj Moisiu i afroi bijtė e Aaronit, i veshi me tunika, iu ngjeshi breza dhe u vuri mbulesa tė kokės, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

14


 

   Pastaj afroi demin e vogėl tė flijimit pėr mėkatin dhe Aaroni dhe bijtė e tij vunė duart e tyre mbi kokėn e demit tė vogėl tė flijimit pėr mėkatin.  

 

 

--

15


 

   Pastaj Moisiu e theri, mori gjak prej tij, e vuri me gisht mbi brirėt e altarit rreth e qark dhe e pastroi altarin; pastaj derdhi gjakun nė bazėn e altarit dhe e shenjtėroi pėr tė bėrė mbi tė shlyerjen.  

 

 

--

16


 

   Pastaj mblodhi gjithė dhjamin qė ishte mbi zorrėt, bulėn e majme tė mėlēisė dhe tė dy veshkat me dhjamin e tyre, dhe Moisiu i tymosi mbi altar.  

 

 

--

17


 

   Por demin e vogėl, lėkurėn e tij, mishin dhe fėlliqėsirat e tij i dogji me zjarr jashtė kampit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

18


 

   Pastaj paraqiti dashin e olokaustit dhe Aaroni dhe bijtė e tij vunė duart e tyre mbi kokėn e dashit.  

 

 

--

19


 

   Moisiu e theri dhe spėrkati gjakun rreth e qark altarit.  

 

 

--

20


 

   Pastaj e preu dashin nė copa dhe Moisiu tymosi kokėn, copat dhe dhjamin.  

 

 

--

21


 

   Pasi i lau zorrėt dhe kėmbėt me ujė, Moisiu e tymosi tėrė dashin mbi altar. Ishte njė olokaust me njė erė tė kėndshme, njė flijim i bėrė me zjarr pėr Zotin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

22


 

   Pastaj paraqiti dashin e dytė, dashin e shenjtėrimit, dhe Aaroni dhe bijtė e tij vunė duart e tyre mbi kokėn e dashit.  

 

 

--

23


 

   Pastaj, pra, e theri, mori pak nga gjaku i tij dhe e vuri nė skajin e veshit tė djathtė tė Aaronit dhe mbi gishtin e madh tė dorės sė tij tė djathtė dhe mbi gishtin e madh tė kėmbės sė tij tė djathtė.  

 

 

--

24


 

   Pastaj Moisiu i afroi bijtė e Aaronit dhe vuri pak gjak nė skajin e veshit tė tyre tė djathtė, mbi gishtin e madh tė dorės sė tyre tė djathtė dhe mbi gishtin e madh tė kėmbės sė tyre tė djathtė; dhe Moisiu spėrkati mbetjen e gjakut rreth e qark mbi altar.  

 

 

--

25


 

   Pastaj mori dhjamin, bishtin e majmė, tėrė dhjamin qė ishte mbi zorrėt, bulėn e majme tė mėlēisė, tė dy veshkat dhe dhjamin e tyre, dhe kofshėn e djathtė;  

 

 

--

26


 

   dhe nga shporta e bukėve tė ndorme, qė ndodhej para Zotit mori njė kulaē pa maja, njė kulaē buke me vaj dhe njė revani, dhe i vuri mbi dhjamin dhe mbi kofshėn e djathtė.  

 

 

--

27


 

   Pastaj i vuri tėrė kėto gjėra nė duart e Aaronit dhe nė duart tė bijve tė tij dhe i tundi si ofertė e tundur pėrpara Zotit.  

 

 

--

28


 

   Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i tymosi mbi altarin sipėr olokaustit. Ishte njė flijim shenjtėrimi me erė tė kėndshme, njė flijim i bėrė me zjarr pėr Zotin.  

 

 

--

29


 

   Pastaj Moisiu mori gjoksin dhe e tundi si njė ofertė tė tundur pėrpara Zotit; kjo ishte pjesa e dashit tė shenjtėrimit qė i takoi Moisiut, si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.  

 

 

--

30


 

   Moisiu mori pastaj ca vaj tė vajosjes dhe ca gjak qė ndodhej mbi altar dhe i spėrkati mbi Aaronin, mbi rrobat e tij, mbi bijtė e tij dhe mbi rrobat e bijve tė tij me tė; kėshtu shenjtėroi Aaronin, rrobat e tij, bijtė e tij dhe rrobat e bijve tė tij me tė.  

 

 

--

31


 

   Pastaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve tė tij: "Piqeni mishin nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes dhe hajeni aty me bukėn qė ėshtė nė shportėn e shenjtėrimit, siē kam urdhėruar, duke thėnė: "Aaroni dhe bijtė e tij do tė hanė".  

 

 

--

32


 

   Atė qė tepron nga mishi dhe nga buka do ta digjni me zjarr.  

 

 

--

33


 

   Shtatė ditė me radhė nuk do tė dilni nga hyrja e ēadrės sė mbledhjes, deri sa tė plotėsohen ditėt e shenjtėrimit tuaj, sepse do tė nevojiten shtatė ditė pėr tė plotėsuar shenjtėrimin tuaj.  

 

 

--

34


 

   Ashtu siē ėshtė vepruar nė kėtė ditė, kėshtu ka urdhėruar Zoti tė bėhet pėr tė bėrė shlyerjen pėr ju.  

 

 

--

35


 

   Do tė qėndroni pra shtatė ditė nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes, ditė e natė, dhe do tė respektoni urdhėrimin e Zotit, qė tė mos vdisni; sepse kėshtu mė kishte qenė urdhėruar".  

 

 

--

36


 

   Kėshtu Aaroni dhe bijtė e tij bėnė tėrė ato gjėra qė Zoti kishte urdhėruar me anė tė Moisiut.  

 

 

--

Levitiku 9

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: