Albanian Bible

Levitiku 20

Levitiku

Return to Index

Chapter 21

1


 

   Zoti i tha akoma Moisiut: "Folu priftėrinjve, bijve tė Aaronit, dhe u thuaj: Asnjė prift tė mos ndotet pėr njė tė vdekur nė mes tė popullit tė tij,  

 

 

--

2


 

   veē se po tė jetė njė i afėrm i tij i njė gjaku: nėna, ati, biri, bija, vėllai  

 

 

--

3


 

   dhe motra e tij ende e virgjėr qė jeton me tė, dhe qė nuk ėshtė martuar ende; pėr atė mund tė ndotet.  

 

 

--

4


 

   Duke qėnė njė udhėheqės nė mes tė popullit tė tij, nuk do tė ndotet duke pėrdhosur veten e tij.  

 

 

--

5


 

   Priftėrinjtė nuk do tė bėjnė tonsurėn mbi kokėn e tyre, nuk do tė rruajnė mjekrėn e tyre dhe nuk do tė bėjnė prerje mbi mishin e tyre.  

 

 

--

6


 

   Do tė jenė tė shenjtė pėr Perėndinė e tyre dhe nuk do tė pėrdhosin emrin e Perėndisė sė tyre, sepse i ofrojnė flijime Zotit, tė pėrgatitura me zjarr dhe bukėn Perėndisė sė tyre; prandaj do tė jenė tė shenjtė.  

 

 

--

7


 

   Nuk do tė marrin pėr grua njė kurvė, as edhe njė grua faqenxirė; nuk do tė marrin njė grua tė ndarė nga burri, sepse janė tė shenjtė ndaj Perėndisė sė tyre.  

 

 

--

8


 

   Ti do ta konsiderosh priftin tė shenjtė, sepse ai i ofron bukėn Perėndisė tėnd; ai ka pėr tė qėnė i shenjtė pėr ty, sepse unė, Zoti qė ju shenjtėroj, jam i shenjtė.  

 

 

--

9


 

   Nė rast se bija e njė prifti humb nderin duke u bėrė kurvė, ajo turpėron tė atin: ajo do tė digjet me zjarr.  

 

 

--

10


 

   Por ai qė ėshtė kryeprift midis vėllezėrve tė tij, mbi kokėn e tė cilit ėshtė vėnė vaji i vajosjes dhe qė ėshtė shenjtėruar pėr tė veshur rrobat e shenjta, nuk do tė zbulojė kokėn dhe nuk do tė shqyejė rrobat.  

 

 

--

11


 

   Nuk do t`i afrohet asnjė kufome; nuk do tė ndotet as pėr tė atin, as pėr tė ėmėn.  

 

 

--

12


 

   Nuk do tė dalė nga shenjtėrorja dhe nuk do tė pėrdhosė shenjtėroren e Perėndisė sė tij, sepse shenjtėrimi i vajosjes nga ana e Perėndisė ėshtė mbi tė. Unė jam Zoti.  

 

 

--

13


 

   Do tė marrė pėr grua njė virgjėreshė.  

 

 

--

14


 

   Nuk do tė marrė as grua tė ve, as tė ndarė nga burri, as grua faqenxirė, as kurvė; por do tė marrė pėr grua njė virgjėreshė nga populli i tij.  

 

 

--

15


 

   Nuk do tė turpėrojė trashėgimtarėt e tij nė mes tė popullit; sepse unė jam Zoti qė ju shenjtėron".  

 

 

--

16


 

   Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:  

 

 

--

17


 

   "Foli Aaronit dhe i thuaji: Nė brezat e ardhshėm asnjė burrė nga fisi yt, qė ka ndonjė gjymtim, nuk do tė mund tė afrohet pėr tė ofruar bukėn e Perėndisė sė tij;  

 

 

--

18


 

   sepse asnjė njeri qė ka ndonjė gjymtim nuk do tė mund tė afrohet: as i verbri, as i ēali as ai qė ka njė fytyrė tė pėrēudnuar, ose ka njė gjymtyrė tė deformuar,  

 

 

--

19


 

   njė thyerje tė kėmbės apo tė dorės,  

 

 

--

20


 

   as gungaēi as shkurtabiqi as ai qė ka njė njollė nė sy apo njė ekzemė, a zgjeben apo herdhet tė shtypura.  

 

 

--

21


 

   Asnjė burrė nga fisi i priftit Aaron qė ka ndonjė gjymtim nuk do tė afrohet pėr t`i ofruar flijimet e bėra me zjarr Zotit. Ka njė gjymtim; tė mos afrohet pėr tė ofruar bukėn e Perėndisė sė tij.  

 

 

--

22


 

   Ai do tė mund tė hajė bukėn e Perėndisė sė tij, gjėra shumė tė shenjta dhe gjėra tė shenjta;  

 

 

--

23


 

   nuk do t`i afrohet velit as edhe altarit, sepse ka njė gjymtim. Nuk do tė pėrdhosė vendet e mia tė shenjta, sepse unė jam Zoti qė i shenjtėroj".  

 

 

--

24


 

   Dhe Moisiu ia tha kėto gjėra Aaronit, bijve tė tij dhe gjithė bijve tė Izraelit.  

 

 

--

Levitiku 22

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: