Albanian Bible

2 i Mbretėrve 11

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 12

1


 

   Nė vitin e shtatė tė Jehut, Joasi filloi tė mbetėrojė dhe mbretėroi dyzet vjet nė Jeruzalem. Nėna e tij quhej Tsibiah, ishte nga Beer-Sheba.  

 

 

--

2


 

   Joasi bėri atė qė ishte e drejtė nė sytė e Zotit pėr tėrė kohėn qė udhėhiqej nga prifti Jehojada.  

 

 

--

3


 

   Megjithatė vendet e larta nuk u ndryshuan; populli vazhdonte tė bėnte flijime dhe tė digjte temjan nė vendet e larta.  

 

 

--

4


 

   Joasi u tha priftėrinjve: "Tėrė paratė e gjėrave tė shenjtėruara qė ēohen nė shtėpinė e Zotit, paratė e vėna mėnjanė, paratė e caktuara pėr shpengimin e vetes dhe tėrė paratė qė secili e ndjen nė zemėr t`ia ēojė shtėpisė sė Zotit,  

 

 

--

5


 

   t`i marrin priftėrinjtė, secili nga i njohuri i tij, dhe tė ndreqin dėmtimet qė ka pasur tempulli kudo qė tė ndodhen".  

 

 

--

6


 

   Por nė vitin e njėzetetretė tė mbretit Joas priftėrinjtė nuk kishin ndrequr akoma dėmtimet e tempullit.  

 

 

--

7


 

   Atėherė mbreti Joas thirri priftin Jehojada dhe priftėrinjtė e tjerė dhe u tha: "Pse nuk i keni ndrequr dėmtimet e tempullit? Prandaj mos merrni mė para nga tė njohurit tuaj, por u jepni pėr tė ndrequr dėmtimet e tempullit".  

 

 

--

8


 

   Priftėrinjtė pranuan tė mos merrnin mė para nga populli, as edhe tė ndreqnin dėmtimet e tempullit.  

 

 

--

9


 

   Pastaj prifti Jehojada mori njė arkė, hapi njė vrimė nė kapakun e saj dhe e vendosi pėrbri altarit, nė krahun e djathtė tė atij qė hyn nė shtėpinė e Zotit; priftėrinjtė qė ruanin hyrjen vendosėn aty tėrė paratė e sjella nė shtėpinė e Zotit.  

 

 

--

10


 

   Kur ata shihnin qė nė arkė kishte shumė para, atėherė vinin sekretari i mbretit dhe kryeprifti qė i vinin paratė nė qese dhe numėronin paratė e gjetura nė shtėpinė e Zotit.  

 

 

--

11


 

   Pastaj paratė qė ishin peshuar i dorėzonin nė duart e atyre qė kryenin punė, tė cilėve u ishte besuar mbikqyrja e shtėpisė sė Zotit; dhe kėta ua kalonin marangozėve dhe ndėrtuesve qė punonin nė shtėpinė e Zotit,  

 

 

--

12


 

   muratorėve dhe gdhėndėsve, pėr tė blerė dru dhe gurė tė latuar, tė nevojshėm pėr tė ndrequr dėmtimet e shtėpisė sė Zotit dhe pėr tė mbuluar tė gjitha shpenzimet e bėra pėr ndreqjen e tempullit.  

 

 

--

13


 

   Por me paratė e sjella nė shtėpinė e Zotit nuk u bėnė, pėr shtėpinė e Zotit, as kupa prej argjendi, as pastrues, as enė, as bori, asnjė send ari ose asnjė send argjendi;  

 

 

--

14


 

   paratė u jepeshin vetėm atyre qė kryenin punimet, tė cilėt i pėrdornin pėr tė restauruar shtėpinė e Zotit.  

 

 

--

15


 

   Pėrveē kėsaj nuk u kėrkohej asnjė llogari atyre qė u ishin dorėzuar paratė, tė cilat duhet t`u jepeshin zbatuesve tė punimeve, sepse kėta punonin me pėrpikmėri.  

 

 

--

16


 

   Paratė e flijimeve tė shlyerjes dhe ato tė flijimeve pėr mėkatet nuk ēoheshin nė shtėpinė e Zotit; ato ishin pėr priftėrinjtė.  

 

 

--

17


 

   Nė atė kohė Hazaeli, mbret i Sirisė, doli pėr tė luftuar kundėr Gathit dhe e pushtoi; pastaj Hazaeli u pėrgatit tė sulmonte Jeruzalemin.  

 

 

--

18


 

   Atėherė Joasi, mbret i Judės, mori tėrė sendet e shenjta qė etėrit e tij Jozafati, Jehorami dhe Ashaziahu, mbretėr tė Judės kishin shenjtėruar, ato qė kishte shenjtėruar ai vetė dhe tėrė arin qė gjendej nė thesarėt e shtėpisė sė Zotit dhe nė shtėpinė e mbretit, dhe i dėrgoi tė gjitha Hazaelit, mbretit tė Sirisė, qė u tėrhoq nė Jeruzalem.  

 

 

--

19


 

   Pjesa tjetėr e bėmave tė Joasit dhe tėrė ato qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės?  

 

 

--

20


 

   Shėrbėtorėt e Joasit ngritėn krye, kurdisėn njė komplot dhe e vranė nė shtėpinė e Milos, nė tatėpjetėn nė drejtim tė Silas.  

 

 

--

21


 

   Jozakari, bir i Shimeathit, dhe Jehozabadi, bir i Shomerit, shėrbėtorė tė tij, e goditėn dhe ai vdiq. E varrosėn pastaj bashkė me etėrit e tij nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Amatsiahu.  

 

 

--

2 i Mbretėrve 13

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: