Albanian Bible

Jobi 12

Jobi

Return to Index

Chapter 13

1


 

   "Ja, tėrė kėtė syri im e pa dhe veshi im e dėgjoi dhe e kuptoi.  

 

 

--

2


 

   Atė qė ju dini e di edhe unė; nuk vij pas jush.  

 

 

--

3


 

   Por do tė dėshiroja tė flas me tė Plotfuqishmin, do tė mė pėlqente tė diskutoja me Perėndinė;  

 

 

--

4


 

   sepse ju jeni trillues gėnjeshtrash, jeni tė gjithė mjekė pa asnjė vlerė.  

 

 

--

5


 

   Oh, sikur tė heshtnit fare, kjo do tė ishte dituria juaj.  

 

 

--

6


 

   Dėgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzėve tė mia.  

 

 

--

7


 

   A doni vallė tė flisni nė mėnyrė tė mbrapshtė nė mbrotje tė Perėndisė dhe tė flisni nė favor tė tij me mashtrime?  

 

 

--

8


 

   A doni tė pėrdorni anėsi me tė ose tė mbroni njė kauzė tė Perėndisė?  

 

 

--

9


 

   Do tė ishte mė mirė pėr ju qė ai t`ju hetonte, apo talleni me tė ashtu si talleni me njė njeri?  

 

 

--

10


 

   Me siguri ai do t`ju qortojė, nė rast se fshehurazi veproni me anėsi.  

 

 

--

11


 

   Madhėria e tij vallė a nuk do t`ju kallė frikė dhe tmerri i tij a nuk do tė bjerė mbi ju?  

 

 

--

12


 

   Thėniet tuaja moralizuese janė proverba prej hiri, argumentet tuaja mė tė mira nuk janė veēse argumente prej argjila.  

 

 

--

13


 

   Heshtni dhe mė lini mua tė flas, pastaj le tė mė ndodhė ēfarė tė dojė.  

 

 

--

14


 

   Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhėmbėt dhe ta vė jetėn time nė duart e mia?  

 

 

--

15


 

   Ja, ai do tė mė vrasė, nuk kam mė shpresė; sidoqoftė, do ta mbroj para tij qėndrimin tim.  

 

 

--

16


 

   Ai do tė jetė edhe shpėtimi im, sepse njė i pabesė nuk do tė guxonte tė paraqitej para tij.  

 

 

--

17


 

   Dėgjoni me vėmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshėt tuaj.  

 

 

--

18


 

   Ja, unė e kam pėrgatitur kauzėn time; e di qė do tė njihem si i drejtė.  

 

 

--

19


 

   Kush kėrkon, pra, tė hahet me mua? Sepse atėherė do tė heshtja dhe do tė vdisja.  

 

 

--

20


 

   Vetėm mos bėj dy gjėra me mua, dhe nuk do t`i fshihem pranisė sate;  

 

 

--

21


 

   largoje dorėn nga unė dhe tmerri yt tė mos mė kallė mė frikė.  

 

 

--

22


 

   Pastaj mund edhe tė mė thėrrasėsh edhe unė do tė pėrgjigjem, ose do tė flas unė, dhe ti do tė pėrgjigjesh.  

 

 

--

23


 

   Sa janė fajet e mia dhe mėkatet e mia? Mė bėj tė ditur shkeljet e mia dhe mėkatin tim!  

 

 

--

24


 

   Pse mė fsheh fytyrėn tėnde dhe mė konsideron si armikun tėnd?  

 

 

--

25


 

   Mos do vallė tė trembėsh njė gjethe tė shtyrė sa andej dhe kėndej dhe tė ndjekėsh ca kashtė tė thatė?  

 

 

--

26


 

   Pse shkruan kundėr meje gjėra tė hidhura dhe bėn qė tė rėndojė mbi mua trashėgimia e fajeve tė rinisė sime?  

 

 

--

27


 

   Ti i vė kėmbėt e mia nė pranga dhe kqyr me kujdes rrugėt e mia; ti vendos njė cak pėr tabanin e kėmbėve tė mia,  

 

 

--

28


 

   Ndėrkaq trupi im po shpėrbėhet si njė send i kalbur, si njė rrobė qė e ka grirė mola".  

 

 

--

Jobi 14

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: