Albanian Bible

Kantiku i Kantikėve 3

Kantiku i Kantikėve

Return to Index

Chapter 4

1


 

   Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je! Sytė e tu prapa velit tėnd janė si ato tė pėllumbeshave; flokėt e tu janė si njė kope dhish, qė kullosin nė malin Galaad.  

 

 

--

2


 

   Dhėmbėt e tua janė si njė kope delesh tė qethura, qė kthehen nga vendi i larjes; tė gjitha kanė binjakėt e tyre dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė shterpė.  

 

 

--

3


 

   Buzėt e tua janė si njė fije e kuqe flakė, dhe goja jote ėshtė e kėndshme; tėmthat e tu prapa velit tėnd janė si njė thelė shege.  

 

 

--

4


 

   Qafa jote ėshtė si kulla e Davidit, e ndėrtuar pėr njė armėri; mbi tė cilėn janė varur njė mijė mburoja, tė gjitha mburojat tė njerėzve trima.  

 

 

--

5


 

   Tė dy sisėt e tua janė si dy kaproj tė vegjėl, binjake tė gazelave, qė kullosin midis zambakėve.  

 

 

--

6


 

   Pėrpara se flladi i ditės tė ndihet dhe hijet tė ikin, do tė shkoj nė malin e mirrės dhe nė kodrėn e temjanit.  

 

 

--

7


 

   Ti je e tėra e bukur, mikja ime, dhe nuk ka nė ty asnjė tė metė.  

 

 

--

8


 

   Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanėve dhe nga malet e leopardėve.  

 

 

--

9


 

   Ti mė ke rrėmbyer zemrėn, o motra ime, nusja ime; ti mė ke rrėmbyer zemrėn me njė shikim tė vetėm tė syve tė tu, me njė gushore tė vetme tė qafės sate.  

 

 

--

10


 

   Sa e kėnaqshme ėshtė dashuria jote, o motra ime, nusja ime! Sa mė e mirė se vera ėshtė dashuria jote dhe aroma e vajrave tė tua tė parfumuara ėshtė mė e kėndshme se gjithė aromat!  

 

 

--

11


 

   Nusja ime, buzėt e tua pikojnė si njė huall mjaltė, mjaltė dhe qumėsht ka nėn gjuhėn tėnde, dhe aroma e rrobave tė tua ėshtė si aroma e Libanit.  

 

 

--

12


 

   Motra ime, nusja ime, ėshtė njė kopsht i mbyllur, njė burim i mbyllur, gurrė e vulosur.  

 

 

--

13


 

   Filizat e tua janė njė kopėsht shegėsh me fryte tė zgjedhura me bimė tė alkanės me nardo,  

 

 

--

14


 

   me nardo dhe kroko, kanellė dhe ēinamom, me tė gjitha llojet e drurėve tė temjanit, tė mirrės dhe tė aloes, me tė gjitha aromat mė tė mira.  

 

 

--

15


 

   Ti je njė burim lulishtesh, njė pus ujėrash tė freskėta, rrėkesh qė dalin nga Libani.  

 

 

--

16


 

   Zgjohu, o veri dhe eja, o jugė; fryj mbi kopshtin tim, dhe aromat e tij tė pėrhapen! Le tė hyjė i dashuri im nė kopshtin e tij dhe tė hajė frytet e zgjedhura!  

 

 

--

Kantiku i Kantikėve 5

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: