Albanian Bible

Ezekieli 8

Ezekieli

Return to Index

Chapter 9

1


 

   Pastaj bėrtiti me zė tė lartė nė veshėt e mi, duke thėnė: "Tė afrohen ata qė do tė ndėshkojnė qytetin, secili me armėn e tij tė shkatėrrimit nė dorė".  

 

 

--

2


 

   Dhe ja ku erdhėn nga drejtimi i portės sė sipėrme qė shikon nga veriu gjashtė burra, secili me armėn e tij tė shfarosjes nė dorė. Nė mes tyre ishte njė burrė me rroba prej liri, qė kishte njė kallamar shkruesi prej briri nė krah. Me tė arritur, ata u ndalėn pranė altarit prej bronzi.  

 

 

--

3


 

   Atėherė lavdia e Perėndisė tė Izraelit u ngrit nga kerubini mbi tė cilin rrinte, dhe u drejtua nga pragu i tempullit. Ajo thirri njeriun e veshur me rroba liri, qė kishte kallamarin prej briri tė shkruesit nė krah,  

 

 

--

4


 

   dhe Zoti tha: "Kalo nė mes tė qytetit, nė mes tė Jeruzalemit, dhe bėj njė shenjė mbi ballin e njerėzve qė psherėtijnė dhe vajtojnė pėr tė gjitha gjėrat qė kryhen nė mes tij".  

 

 

--

5


 

   Dhe tė tjerėve u tha, nė mėnyrė qė unė ta dėgjoja: "Kaloni nėpėr qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj tė mos i vijė keq dhe mos kini mėshirė aspak.  

 

 

--

6


 

   Vritni deri nė shfarosje pleq, tė rinj, virgjiresha, fėmijė dhe gra, por mos u afroni asnjerit mbi tė cilin ėshtė shenja; filloni nga shenjtėrorja ime". Kėshtu ata filluan me pleqtė qė ishin para tempullit.  

 

 

--

7


 

   Pastaj u tha atyre: "Ndotni tempullin dhe mbushni oborret me tė vrarė. Dilni!". Atėherė ata dolėn dhe bėnė kėrdinė nė qytet.  

 

 

--

8


 

   Ndėrsa ata po bėnin kėrdi dhe unė kisha mbetur vetėm, rashė me fytyrė dhe bėrtita, duke thėnė: "Oh, Zot, Zot, a do ta shkatėrrosh ti tėrė mbetjen e Izraelit, duke e zbrazur tėrbimin tėnd mbi Jeruzalemin?".  

 

 

--

9


 

   Ai m`u pėrgjigj: "Paudhėsia e shtėpisė sė Izraelit dhe asaj tė Judės ėshtė jashtėzakonisht e madhe; vendi ėshtė plot gjak dhe qyteti plot me korrupsion. Nė fakt thonė: "Zoti e ka braktisur vendin, Zoti nuk shikon".  

 

 

--

10


 

   Prandaj edhe syrit tim nuk do t`i vijė keq dhe nuk do tė kem aspak mėshirė, por do tė bėj qė t`u bjerė mbi kokė sjellja e tyre".  

 

 

--

11


 

   Dhe ja, njeriu i veshur me rroba liri, qė kishte njė kallamar prej briri si shkrues nė krah, bėri raportimin e tij, duke thėnė: "Veprova ashtu si mė urdhėrove".  

 

 

--

Ezekieli 10

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: