Albanian Bible

Hagai 1

Hagai

Return to Index

Chapter 2

1


 

   Nė muajin e shtatė, nė ditėn e njėzetenjėtė tė muajit, fjala e Zotit u drejtua me anė tė profetit Hagai, duke thėnė:  

 

 

--

2


 

   "Foli tani Zorobabelit, birit tė Shealtielit, qeveritar i Judės, dhe Jozueut, birit tė Jehotsadakut, kryeprift, dhe pjesės tjetėr tė popullit, duke thėnė:  

 

 

--

3


 

   "Cili prej jush ka mbetur nga ata qė e kanė parė kėtė tempull nė lavdinė e tij tė mėparshme? Dhe si po e shikoni tani? Nė krahasim me atė, a nuk ėshtė kjo asgjė para syve tuaj?  

 

 

--

4


 

   Dhe tani ji i fortė, Zorobabel", thotė Zoti, "ji i fortė, Jozue, bir i Jehotsadakut, kryeprift; ji i fortė, o mbarė popull i vendit", thotė Zoti, "dhe i hyni punės, sepse unė jam me ju", thotė Zoti i ushtrive,  

 

 

--

5


 

   "sipas fjalės sė besėlidhjes qė lidha me ju kur dolėt nga Egjipti, kėshtu Fryma ime qėndron midis jush. Mos kini frikė".  

 

 

--

6


 

   Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Edhe njė herė, pas pak, unė do t`i bėj tė dridhen qiejtė dhe dheun, detin dhe sterenė;  

 

 

--

7


 

   do t`i bėj tė dridhen gjithė kombet; dėshira e gjithė kombeve do tė vijė dhe unė do ta mbush kėtė tempull me lavdi", thotė Zoti i ushtrive.  

 

 

--

8


 

   "Argjendi ėshtė imi, ari ėshtė imi", thotė Zoti i ushtrive.  

 

 

--

9


 

   "Lavdia e kėtij tempulli tė fundit do tė jetė mė e madhe nga ajo e tė mėparshmit", thotė Zoti i ushtrive; "dhe nė kėtė vend unė do tė sjell paqen"", thotė Zoti i ushtrive.  

 

 

--

10


 

   Nė ditėn e njezet e katėrt tė muajit tė nėntė, nė vitin e dytė tė Darit, fjala e Zotit u drejtua me anė tė profetit Hagai, duke thėnė:  

 

 

--

11


 

   "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Pyeti priftėrinjtė pėr ligjin, duke thėnė:  

 

 

--

12


 

   "Nė qoftė se dikush mban nė cepin e rrobės sė tij mish tė shenjtėruar dhe me cepin prek bukė ose ushqim tė gatuar, verė ose vaj, ose ēfarėdo ushqim tjetėr, a do tė bėhet i shenjtėruar ky?"". Priftėrinjtė u pėrgjigjen dhe thanė: "Jo!".  

 

 

--

13


 

   Atėherė Hagai u tha atyre: "Nė qoftė se dikush, qė ėshtė i papastėr pėr shkak tė kontaktit me njė kufomė, prek ndonjė nga kėto gjėra, a do tė bėhet kjo e papastėr?". Priftėrinjė u pėrgjigjėn dhe thanė: "Po, ajo do tė bėhet e papastėr".  

 

 

--

14


 

   Atėherė Hagai u pėrgjigj dhe tha: "Kėshtu ėshtė ky popull, kėshtu ėshtė ky komb pėrpara meje", thotė Zoti, "dhe kėshtu ėshtė ēdo punė e duarve tė tyre, dhe ajo qė mė ofrojnė atje ėshtė e papastėr.  

 

 

--

15


 

   Tani mendohuni mirė qė sot e tutje, para se tė vendoset guri mbi gur nė tempullin e Zotit.  

 

 

--

16


 

   Mė parė kur dikush shkonte para njė kapice qė mendohej se kishte njėzet masa, kishte vetėm dhjetė; kur dikush shkonte te buti pėr tė nxjerrė nga buti pesėdhjetė bate, kishte vetėm njėzet.  

 

 

--

17


 

   Unė ju godita me plasjen, me ndryshkun dhe me breshėr nė ēdo punė tė duarve tuaja, por ju nuk u kthyet tek unė", thotė Zoti.  

 

 

--

18


 

   "Mendohuni mirė qė sot e tutje, nga dita e njėzetekatėrt e muajit tė nėntė, nga dita kur u hodhėn themelet e tempullit tė Zotit. Mendoni kėtė:  

 

 

--

19


 

   a ka akoma grurė nė hambar? Hardhia, fiku, shega dhe ulliri nuk kanė dhėnė akoma fryt. Por qė nga kjo ditė e tutje, unė do t`ju bekoj".  

 

 

--

20


 

   Fjala e Zotit iu drejtua pėr herė tė dytė Agait, ditėn e njėzet e katėrt tė muajit, duke thėnė:  

 

 

--

21


 

   "Foli Zorobabelit, qeveritarit tė Judės, dhe i thuaj: "Unė do t`i bėj qiejt dhe dheun tė dridhen,  

 

 

--

22


 

   do tė pėrmbys fronin e mbretėrive dhe do tė shkatėrroj fuqinė e mbretėrive tė kombeve; do tė pėrmbys qerret dhe ata qė u hipin atyre; do tė rrėzohen kuajt dhe kalorėsit e tyre, secili do tė vritet nga shpata e vėllait tė vet.  

 

 

--

23


 

   Atė ditė", thotė Zoti i ushtrive, "unė do tė tė marr, o Zorobabel, bir i Shealtielit, shėrbėtori im", thotė Zoti dhe do tė tė vė njė si vulė, sepse tė kam zgjedhur"", thotė Zoti i ushtrive.  

 

 

--

Zakaria 1

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: