Albanian Bible

Gjoni 10

Gjoni

Return to Index

Chapter 11

1


 

   Ishte atėherė i sėmurė njė farė Llazari nga Betania, fshati i Marisė dhe i Martės, motrės sė saj.  

 

 

--

2


 

   Maria ishte ajo qė e vajosi me vaj erėkėndėshėm Zotin dhe ia fshiu kėmbėt me flokėt e saj; dhe vėllai i saj, Llazari, ishte i sėmurė.  

 

 

--

3


 

   Prandaj motrat i dėrguan fjalė Jezusit: ``Zot, ja, ai qė ti e do shumė ėshtė i sėmurė``.  

 

 

--

4


 

   Dhe Jezusi si dėgjoi kėto tha: ``Kjo sėmundje nuk ėshtė pėr vdekje, po pėr lavdinė e Perėndisė, qė nėpėrmjet saj tė pėrlėvdohet Biri i Perėndisė``.  

 

 

--

5


 

   Por Jezusi e donte Martėn, motrėn e saj dhe Llazarin.  

 

 

--

6


 

   Kur dėgjoi se Llazari ishte i sėmurė, qėndroi edhe dy ditė nė vendin ku ishte.  

 

 

--

7


 

   Pastaj u tha dishepujve: ``Tė kthehemi pėrsėri nė Jude``.  

 

 

--

8


 

   Dishepujt i thanė: ``Mėsues, pak mė parė Judenjtė kėrkonin tė tė vrisnin me gurė dhe ti po shkon pėrsėri atje?``.  

 

 

--

9


 

   Jezusi u pėrgjigj: ``Nuk janė vallė dymbėdhjetė, orėt e ditės? Kur dikush ecėn ditėn, nuk pengohet, sepse sheh dritėn e kėsaj bote,  

 

 

--

10


 

   por nėse dikush ecėn natėn, pengohet, sepse drita nuk ėshtė nė tė``.  

 

 

--

11


 

   Mbasi i tha kėto gjėra, shtoi: ``Mikun tonė, Llazarin e ka zėnė gjumi, por unė po shkoj ta zgjoj``.  

 

 

--

12


 

   Atėherė dishepujt e tij thanė: ``Zot, po tė flejė, do tė shpėtojė``.  

 

 

--

13


 

   Por Jezusi u kishte folur pėr vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur pėr fjetjen e gjumit.  

 

 

--

14


 

   Atėherė Jezusi u tha atyre haptas: ``Llazari ka vdekur.  

 

 

--

15


 

   Edhe unė gėzohem pėr ju qė nuk isha atje, qė tė besoni; por le tė shkojmė tek ai``.  

 

 

--

16


 

   Atėherė Thomai, i quajtur Binjaku, u tha bashkėdishepujve: ``Tė shkojmė edhe ne, qė tė vdesim me tė``.  

 

 

--

17


 

   Kur arriti Jezusi, pra, gjeti qė Llazari ishte qė prej katėr ditėsh nė varr.  

 

 

--

18


 

   Por Betania ishte rreth pesėmbėdhjetė stade larg Jeruzalemit.  

 

 

--

19


 

   Dhe shumė Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria pėr t`i ngushėlluar pėr vėllanė e tyre.  

 

 

--

20


 

   Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli pėrpara; kurse Maria ishte ulur nė shtėpi.  

 

 

--

21


 

   Marta i tha Jezusit: ``Zot, po tė ishe kėtu, im vėlla nuk do tė kishte vdekur,  

 

 

--

22


 

   por edhe tani e di se tė gjitha ato qė ti i kėrkon Perėndisė, Perėndia do tė t`i japė``.  

 

 

--

23


 

   Jezusi i tha: ``Yt vėlla do tė ringjallet``.  

 

 

--

24


 

   Marta i tha: ``E di se do tė ringjallet, nė ringjallje, ditėn e fundit``.  

 

 

--

25


 

   Jezusi i tha: ``Unė jam ringjallja dhe jeta; ai qė beson nė mua, edhe sikur tė duhej tė vdesė do tė jetojė.  

 

 

--

26


 

   Dhe ai qė jeton e beson nė mua, nuk do tė vdesė kurrė pėrjetė. A e beson kėtė?``.  

 

 

--

27


 

   Ajo i tha: ``Po, Zot, unė besoj se ti je Krishti, Biri i Perėndisė, qė duhet tė vinte nė botė``  

 

 

--

28


 

   Dhe, si tha kėshtu, shkoi tė thėrrasė fshehtas Marinė, motrėn e saj, duke thėnė: ``Mėsuesi ėshtė kėtu dhe po tė thėrret``.  

 

 

--

29


 

   Posa e dėgjoi, ajo u ēua me nxitim dhe erdhi tek ai.  

 

 

--

30


 

   Por Jezusi ende nuk kishte arritur nė fshat, por ndodhej nė vendin ku Marta e kishte takuar.  

 

 

--

31


 

   Prandaj Judenjtė qė ishin me tė nė shtėpi pėr ta ngushėlluar, kur panė se Maria u ēua me nxitim dhe doli, e ndoqėn, duke thėnė: ``Ajo po shkon te varri pėr tė qarė aty``.  

 

 

--

32


 

   Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atė, i ra ndėr kėmbė duke i thėnė: ``Zot, po tė ishe ti kėtu, im vėlla nuk do tė kishte vdekur``.  

 

 

--

33


 

   Atėherė Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtė qė kishin ardhur me tė po qanin, u psherėtiu nė frymė dhe u trondit,  

 

 

--

34


 

   dhe tha: ``Ku e keni vėnė?``. Ata i thanė: ``Zot, eja e shih!``.  

 

 

--

35


 

   Jezusi qau.  

 

 

--

36


 

   Atėherė Judenjtė thanė: ``Shih, sa e donte!``.  

 

 

--

37


 

   Por disa nga ata thanė: ``Ky, qė i hapi sytė tė verbėrit, s`mund tė bėnte qė ky tė mos vdiste?".  

 

 

--

38


 

   Prandaj Jezusi, pėrsėri i tronditur pėrbrenda, erdhi te varri; por ky ishte njė guvė dhe kishte pėrpara njė gur.  

 

 

--

39


 

   Jezusi tha: ``Hiqni gurin!``. Marta, motra e tė vdekurit, i tha: ``Zot, ai tashmė qelbet, sepse ka vdekur prej katėr ditėsh``.  

 

 

--

40


 

   Jezusi i tha: ``A nuk tė thashė se po tė besosh, do tė shohėsh lavdinė e Perėndisė?``.  

 

 

--

41


 

   Atėherė ata e hoqėn gurin prej vendit ku ishte shtrirė i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytė lart dhe tha: ``O Atė, tė falėnderoj qė mė ke dėgjuar.  

 

 

--

42


 

   Unė e dija mirė se ti gjithnjė mė dėgjon, por i kam thėnė kėto pėr turmėn qė ėshtė pėrreth, qė tė besojnė se ti mė ke dėrguar``.  

 

 

--

43


 

   Dhe, mbasi tha kėto, thirri me zė tė lartė: ``Llazar, eja jashtė!``.  

 

 

--

44


 

   Atėherė i vdekuri doli, me duart e kėmbėt tė lidhura me rripa pėlhure dhe me fytyrėn tė mbėshtjellė nė njė rizė. Jezusi u tha atyre: ``Zgjidheni dhe lėreni tė shkojė!``.  

 

 

--

45


 

   Atėherė shumė nga Judenjtė, qė kishin ardhur te Maria dhe kishin parė gjithēka kishte bėrė Jezusi, besuan nė tė.  

 

 

--

46


 

   Por disa nga ata shkuan te farisenjtė dhe u treguan atyre ē`kishte bėrė Jezusi.  

 

 

--

47


 

   Atėherė krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė mblodhėn sinedrin dhe thanė: ``Ē`tė bėjmė? Ky njeri po bėn shumė shenja.  

 

 

--

48


 

   Po ta lėmė tė vazhdojė kėshtu, tė gjithė do tė besojnė nė tė, do tė vijnė Romakėt dhe do tė shkatėrrojnė vendin dhe kombin tonė``.  

 

 

--

49


 

   Por njė nga ata, Kajafa, qė ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ``Ju nuk kuptoni asgjė;  

 

 

--

50


 

   dhe as nuk e konceptoni se ėshtė e leverdishme pėr ne qė tė vdesė vetėm njė njeri pėr popullin, dhe tė mos humbasė gjithė kombi``.  

 

 

--

51


 

   Por kėtė ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenė kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej tė vdiste pėr kombin,  

 

 

--

52


 

   dhe jo vetėm pėr kombin, por edhe pėr t`i mbledhur nė njė, bijtė e Perėndisė qė ishin tė shpėrndarė.  

 

 

--

53


 

   Qė nga ajo ditė, pra, ata vendosėn ta vrasin.  

 

 

--

54


 

   Pėr kėtė arsye Jezusi nuk ecte mė haptasi midis Judenjve, por u tėrhoq nė njė krahinė afėr shkretėtirės, nė njė qytet qė quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.  

 

 

--

55


 

   Dhe Pashka e Judenjve ishte afėr dhe shumė veta nga ajo krahinė u ngjitėn nė Jeruzalem pėrpara Pashkės pėr t`u pastruar.  

 

 

--

56


 

   E kėrkonin, pra, Jezusin dhe, duke qėndruar nė tempull, thoshnin nė mes tyre: ``Si ju duket juve? A do tė vijė ai pėr festė?``.  

 

 

--

57


 

   Krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė kishin dhėnė urdhėr qė, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, tė sinjalizonte qė ta kapnin.  

 

 

--

Gjoni 12

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: